Shpat Ramosaj
ShpatRamosaj.De.TL

Barcoleta

Barcoleta Nga Shpat Ramosaj

BARCOLETA
E pyet nxënësi mësuesen: 
- pse kur martohet nusja veshet me të bardha? 
- Sepse për të është ditë gëzimi - ju përgjigj mësuesja 
- Aha, tani e kuptova pse dhëndri veshet me të zeza -tha nxënësi

Provimi

Kan qen dy vllezër dhe kan qen të dobët në mësime një dit duheshte të hin në provim po asnjëri nuk ishte i pregatitur dhe kështu profesori për tia dhën provimin i tha: Ta jap dish poqese e ngul një gozhd në mur me krie dhe nxënësi e mori gozhden dhe e nguli por gozhda filloj të dale përsëri dhe profesori u habit dhe tha çka u bë tani qe doli prap gozhda nxënësi u përgjigj; doli sepse edhe vllau im është në provim po në anën tjetër të murit, ha ha ha...

Dy Hakerat

Dy shokë kompjuterista marin rrugën për në Shkup dhe rrugës u prishet vetura, mundohen të nisin po asesi dhe njëri i thot tjetrit "ej ndale motorin dalim jashtë dhe e ristartojmë përsëri e hijmë brenda"

Titulli: palidhje 


E ka pas njoni shpin te vorret edhe u tut shum me kalu ka vorret edhe nihere ka prit derisa vjen dikush e qon ne shpi ...
vjen ni plak edhe ja bon ky djali a bon bre me me percjell deri ne shpi se po tutna po more ja bon plaku...
kur shkon ne shtepi ky djali ja bon flm shum ...ky 
plaku ja bon ska perser se edhe une jom tut kur jom kan gjall... 

                                                Kulleri

Shkon nje Kuller ne nje fshat dhe i afrohet nje lope ,kur ajo ja hini shkelum, kulleri s'largohet po veq kqyr. Pastaj vie nje fshatar edhe po i thot largohu se ta hin apet.
Kulleri i pergjigjet ,, po veq s'ka te drejt a ''

Operatoret

E dini se, pse operatorët para çdo operacioni vëndojnë maska? Përgjegjja: Sepse nuk duan që dikush t'i njohë nëse rastësisht OPERACIONI dështon.

Taxisti

--Njehere nje plak i cili i kishte valigjet e renda ne dore dhe kishte per te udhetuar, shkon dhe e pyet nje Taksist se sa do te kushtonte per ta derguar ate deri ne vendin e caktuar! 
-Taksisti i thot "10 euro"! 
-Plaku thot "po valigjet"? 
-Taksisti thot "valigjet jan pa pagese" 
-Plaku ja kthen "mire, meri ti valigjet se une vi kembe"

                        Rugova

Shkojn kshilltaret e Rugoves me e zgju prej gjumit
Rugoven per me ja kumtu lajmin se eshte vrar Hashimi. I
thon 'zgjohu se u vra Hashimi' e Rugova pergjigjet 'Auu e
paska vra Thaqi' Pergjumshem

Lypsi     



--------------------------------------------------------------------------------

Ni lyps lypke ne udhe e kish ul kryt te posht e thoshte: Oh Zot qomi 10 euro,edhe veq qishtu kish pas than.Asajde kapercejn nja dy postjera e kur e shohin ashtu,njani thot pe ja lam 10 euro tjetri tha hajt se 5 i ka boll.E ja lan 5.Aj lypsi kur i qel syt i she 5 euro kshyr kur i she ata te postes tu shku tanej e thot"O Zot ma mos um qo pare permes postes se kta gjysen po mi nalin".

hahahahaha !!! valla bash qashtu !


--------------------------------------------------------------------------------

Kish qen nje femer nga katundi edhe martohet me nje djal nga qyteti i cili jetonte ne Zvicer dhe kur vjen aj djali nga zvicra vjen me nje kerr te vitit 2004 bmw m3 edhe kur e hyp at femren ne kerr e vet a po don me ta lshu klimen ajo i ka thon se jo vallahi veq mahmut feratin e ngoj.

Nusja

ish kon ni nuse edhe martohet ne fshat, kur i bon nja 5 muj burri i vet shkon ne qytet me punu si polic edhe kur shkon aj mbetet veq nusja me vjerrin ne shpi kur qohet nusja e pyt vjerrin ku asht fshisa? vjerri i pergjigjet se nuk e di,edhe ajo ja keput mustaqet edhe e fshin dhomen me to te nesermen epyt se ku asht troleksi aj prap nuk e din edhe ajo ja nuk kapelen me gjith flok .. edhe vjen dita e bajramit edhe nusja ja nis me qit nje embelsir kur vjerri ik edhe shkon ne nje lis vjen djali edhe e pyt baben qka karin ki hyp atje nalt e baba i pergjigjet se nusja asht tu e qit ni embelsir e po tutna mos nuk po i dalin vo edhe po mi nuk.

hahahahahahhahahahhahaha, oh zot ckas ka bre !!! 





Titulli: amerikani gjermani edhe shqiptari 


u kon amerikani gjermani edhe shqiptari edhe jon shty cili e ka popullin ma t'forte per shum sene amerikani thote une kom raketa qe ia qelloj ne wc ku kom qef une gjermani thote une kom raketa qe ia qelloj ne ni ndertese ku kom qef une shqiptari thote une e kom ni dost te deqanit qe e ka karin ni meter tani amerikani thote une rrejta se s'ia qelloj bash ne wc veq qaty dikun tani gjermani thote une jo bash ne ndertese veq qaty dikun eee shqiptari thote edhe une rrejta se ai dosti s'eshte i deqanit po i pejes 



Bileta e autobusit



Njoni shkon per te bler nje bilet, por ai i porosit dy bileta. 
Pse dy e pyet? Ai qe punon aty- 
Por nese me humb njera e kam tjetren ja kthen ky!
Nese te humbin qe te dyjat qka do te besh?
Nuk ka problem e kam karten mujore!! 


--------------------------------------------------------------------------------

E pyet djali, babi: "babi a ma jep kerrin" dhe babi ai kthen : - O bir, per qka i ke komt? - kurse djali thote... Te majten per fren, kurse te djathten per gaz.


    Titulli: Kali me behane                                                                   


Njani e qet kalin ne treg, afrohet nje njeri dhe duke e lemuar kalin nga vythet kali e shqelmon. Pastaj ky i drejtohet te zotit te kalit pse nuk tregove qe kali ka behane? I zoti i kalit ja kthen oh se kam per ta shitur por vetem te ju tregoj se qka jam ka hjeku me ta.   








      Per Bjondet 

1.pse bjondina e qet kacigen ne kry
mos mi ra naj sen ne men
2.pse bjondina vesh brek te zeza 
mban dit zije per virgjinitetin e humbur
3.pse bjondina i lyn buzet me te gjelbert
se e kuqja dmth STOP
4.pse ka ra bjondina per dritare 
se ka qen duke i hekurosur perdet
5.pse bjondina shkon ne shpi publike
se punon...
6.pse bjondina flen me vizore
qe me mat kohen sa ka flejt
7.qysh perben bjondina
virgjine jam pasha femit
8.pse bjondina i mer shkallt me veti kur shkon me ble diqka
se ka ndi qe jan rit qmimet
9.ja ben nje shoqe bjondines kam ni se krishlinden jan te premten
kuku ishalla sosht i 13-i
10.cili osht ndryshimi ne mes te 7 bjondinav dhe 3 zeskanev 
rezultati:4
11.duke vozit bjondina i shkel 4 njerez i afrohet polici dhe i thot a je normal i ki shkel 4 njerez
e sa osht e lejushme pergjigjet bjondina
12.dallimi ne mes te bjondines dhe McDonalds
ne McDonalds e din perafersisht sa njerz jan sherby
13.pse bjondina mban sheqer ner jastak
qe te ket gjum te embel
14.i thot bjondina bjondines
po dyshoj ne burin tim,pom duket qe femin e fundit se ka bo aj
15.pse bjondina pin varekin
me pastru fjalorin             



Pergjigjuni pyetjeve 
Kur është e zezë është e pastër, kur është e bardhë e përlyer?
-tabela në shkollë

***

Çka është diçka e madhe, e zezë, me dy këmbë, në shkretëtirë?
Piano-invalid

***

Nuk e ke dhe nuk të duhet, por nëse nuk e ke kur të duhet, atëherë kurrë më nuk të duhet 
- parashuti

***

Kur Japonezi thotë "Mirëmëngjesi" 
- kur të mësojë gjuhën shqipe.

***

Pse Brus Li nuk luan në filmin "Titanik"?
Të gjithë do ti kishte shpëtuar.

***

Nëse përmendësh i shumëzon 2344497566 dhe 3586679355, çka fiton? 
- rezultat gabim

***


Vendos një plakë një kapelë në kokë, shkon para pasqyrës, mendohet dhe thotë:
Haj medet, po dal apo kthehem...?

***

Burri dhe gruaja në gjyqin e ndarjes: 
- Pse s´i ke folur gruas për 6 muaj ? - pyeti gjykatësi. 
- Nuk kam dashur t´ia ndërpres fjalën.

***

Mësuesja e gjuhës: 
- Kur unë them "Hasani se donte tortën", çfarë është Hasani në këtë rast ? 
- Jo fort i zgjuar - përgjigjet nxënësi. 

***

Mësuesi nxënësit: 
- Më thuaj emrin e një qyteti në Angli. 
- Për cilin qytet e keni fjalën ? 

***


Mësuesja don të dijë nëse luteshin në familjen e Gentit përpara se të hanin: 
- Genti çfarë thotë babai yt kur ulet për të ngrënë ? 
- Hë moj, a u bë ajo dreq gjelle ?! 

***

Një turist pyet një djalë: 
- Sa shkoi ora ? 
- Dymbëdhjetë e natës. 
- Mendova se mos kishte shkuar më tepër. 
- Këtu në fshatin tonë nuk shkon më tepër se fillon pastaj nga njëshi. 

***


- Do shkosh në varrimin e Pjetrit ? 
- Pse të shkoj, ai s´do vijë në timin. 

***


Një djalë kërkoi punë tek një fshatar. 
- A din të mjelësh dhe të ngasësh traktorin ? - e pyeti fshatari. 
- Ta ngas traktorin dij, por për ta mjelur, se kam bërë ndonjëherë. 

***

Një shkrimtari të shëmtuar por të famshëm e të zgjuar anglez i tha një ditë një grua e bukur por jo fort e zgjuar: 
- Mendo sikur të martoheshim ne dhe fëmija jonë do të kishte bukurinë time dhe meçurinë tënde. 
- Po sikur të ndodhte që ai të trashëgonte fytyrën time dhe trurin tënd ? - e pyeti shkrimtari. 

***

Një mace kishte ndaluar pranë derës së shtëpisë së një plake dhe po thithte mariuana. 
Plaka del jashtë dhe i thotë "Pis mace!". 
Macja çon dy gishta lart në formë V-je dhe i përgjigjet

Risi Vetem Per Ju By MenTii

REVOLJA
 
E pyet gruaja burrin se çfarë dëshiron për ditëlindje, ndërsa ai i thotë:
- Do të më pëlqente një revole.
- As që e diskutoj këtë, kërko diçka tjetër – i thotë gruaja.
- Vërtet e dua një revole.
- Mendo një dhuratë tjetër!
- E mendova, po sërish dua revole.
- Mjaft më! Nuk ka revole! Kush vendos këtu? – shprehet gruaja.
- Ti. Mirëpo, sikur të kisha një revole...
LOJA SHPËRBLYESE
 
Paraqitet një bionde për të marrë pjesë në një lojë shpërblyese. Prezantuesi e pyet sa bëjnë 2+2, ndërsa ajo përgjigjet:
- Tre.
Prezantuesi merret vesh me jurinë që t’ia japin edhe një rast, ajo përgjigjet:
- Pesë.
Juria sërish vendos t’ia japë edhe një mundësi të fundit, dhe përgjigja e saj është:
- Katër.
Ndërsa një bionde tjetër bërtet nga publiku:
- Jepjani edhe një mundësi!
ORGANI
 
Cili organ vuan më së shumti gjatë masturbimit?
Veshi! Sepse gjatë gjithë kohës kujdeset se mos po vjen dikush.
SHEMBULLI
 
Arsimtari i historisë i nervozuar me një nxënës që nuk rri qetë, i bërtet:
- A e di ti se Hashim Thaçi në moshën tënde ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm?
Nxënësi ia kthen:
- Po a e dini ju se në moshën tuaj ai është bërë kryeministër?
SHTATZËNA DHE FQINJA
 
Gruaja hyn në muajin tetë të shtatzënisë, krevati bëhet gjithnjë e më i ngushtë dhe flenë në krevate të ndara me burrin. Një ditë ajo i thotë burrit:
- Unë të kuptoj, ti duhet t’i plotësosh nevojat. Merri 100 euro dhe shko kërkoi fqinjës të t’i plotësojë...
Burri i habitur, merr paratë dhe drejt e në shtëpinë e fqinjës. Mirëpo, kthehet shumë shpejtë dhe i thotë gruas:
- Nuk pranon! Kërkon 200 euro!
- Këqyre kudra! Kur ishte ajo shtatzënë unë merrja nga 100 euro...
PROTESTA
 
Afër 10.000 njerëz janë grumbulluar në kryeqytet për të protestuar kundër papunësisë. Në një moment kalon një person me Mercedes të zi dhe e pyet njërin nga protestuesit:
- Çfarë po bëni?
- Po protestojmë kundër papunësisë!
Ai nxjerr vizitkartën dhe i thotë: 
- Ja, mund t’ia fillosh punës menjëherë tek unë!
- Po ku më gjete mua prej këtyre 10.000 njerëzve – ia kthen protestuesi.
PIKTURA
 
Një artist bën pikturën e tij të parë në karrierë dhe përplot krenari e dërgon në një galeri. Ai kërkon nga një punëtor në galeri që t’ia thotë mendimin e tij rreth pikturës. 
- Nuk është e keqe. Më thoni si quhet piktura? – pyet punëtori.
- “Hyseni në Prishtinë” – përgjigjet artisti.
- E kush është kjo gruaja e zhveshur në pikturë?
- Gruaja e Hysenit.
- E ky burri i zhveshur pranë saj?
- Hasani.
- E ku është Hyseni?
- Po, në Prishtinë.
GJELI
 
Një fshatar ka nxjerrë në treg një gjel. Kalimtari i parë i drejtohet:
- Paskeni gjel të mirë! A u kërcen pulave?
- Po, po, pulave, patave, dhive, madje një ditë i ka kërcyer edhe një qeni!
- Atëherë, pse po e shitni?
- Prej dje ka filluar të më shikojë disi çuditshëm...
NOTI
 
Një prind ia mëson vajzës notin. Të nesërmen vjen pranë pishinës një mik i tij.
- Çfarë po bën? – e pyet ai.
- Dje ia mësova vajzës notin, ndërsa sot ka dy orë që po rri nën ujë – përgjigjet prindi krenar.
PRINCI NË KALË TË BARDHË
 
Një djalë sheh një vajzë duke pritur dhe duke shikuar orën, i afrohet dhe mundohet ta magjepsë me fjalë:
- Jeni duke pritur princin në kalë të bardhë? – i thotë djali.
- Po, por zakonisht vjen vetëm kali – ia kthen vajza.
DITË TË LIRË
 
Po kërkon një ditë të lirë? Në rregull, t’i hedhim një sy se çfarë po kërkon. Të themi se janë 365 ditë në vit të disponueshme për punë. Janë 52 javë brenda vitit, gjatë të cilave i ke nga 2 ditë pushim, kështu që mbesin 261 ditë në dispozicion për punë. Meqenëse kalon 16 orë në ditë duke mos punuar, i ke shfrytëzuar edhe 170 ditë, që do të thotë se mbesin 91 ditë për të punuar. Çdo ditë shpenzon nga 30 minuta për kafe, që llogaritet 23 ditë në vit, pra mbesin vetëm 68 ditë për punë. Me nga një orë pushim dreke në ditë, ke shfrytëzuar edhe 46 ditë, duke të mbetur vetëm edhe 22 ditë në dispozicion për të punuar. Zakonisht 2 ditë brenda vitit i shfrytëzon në rast sëmurjeje, pra mbesin 20 ditë. Duke llogaritur 5 ditë që nuk punojmë gjatë festave, numri i ditëve të punës bie në 15. Çdo vit japim nga dy javë pushim vjetor (14 ditë), kështu që mbetet vetëm 1 ditë e disponushme për punë dhe nuk e kam ndërmend që të ta jap të lirë!
KËRKESË E PAKUPTIMTË
 
Një djalë i thotë të dashurës së tij “të dua”. Ndërsa vjen reagimi i saj:
- A ke dy Mercedesë?
- Nuk kam!
- Shtëpi dykatëshe?
- Nuk kam!
- Atëherë nuk do të ketë asgjë mes nesh.
Djaloshi i pikëlluar shkon në shtëpi, ia tregon të gjitha babait dhe kërkon nga ai që ta këshillojë. Ndërsa babai i thotë:
- Djali im, nëse vërtet e dashuron, atëherë shite Lamborghinin dhe Ferrarin dhe bliji ato dy Mercedesë që po i kërkon ajo, mirëpo më duket e pakuptimtë që t’ia rrënojmë katër kate shtëpisë.
LAJMI I GËZUESHËM
 
- Më duhet t’ua them lajmin e gëzuar. Gruaja juaj është shtatzënë! – thotë mjeku.
- Nuk është e mundur, gjithmonë kam qenë i kujdesshëm.
- Po shikoni, është njësoj sikur vozitja e veturës. Ju keni kujdes, por të tjerët nxitojnë.
PIJANECËT
 
Tre pijanecë ndaluan një taksi. Shoferi e kuptoi që ata ishin të pirë, ndezi makinën, e fiku prapë dhe iu tha “arritëm”. 
I pari ia dha lekët...
I dyti e falënderoi, ndërsa i treti e gjuajti me grushte.
Shoferi i habitur shpresoi që ata të mos e kenë kuptuar që makina s’kishte lëvizur fare nga vendi dhe i drejtohet të tretit: Pse më gjuajte more?!
I treti i përgjigjet: Herën tjetër kontrolloje shpejtësinë se desh na mbyte...!
ASKUSH S’E DI
 
Duke ecur nëpër rrugë, biondja e ndal një kalimtar rasti:
- Më falni, a e dini çfarë do të thotë “I don’t know”?
- Nuk e di- përgjigjet ai.
- O Zot, askush s’e di...
LIBRI I INSTRUKSIONEVE PËR FEMRA
 
 
Mos bëj punë shtëpie. Asnjë mashkull nuk bën dashuri me femrën për fakitn se shtëpia është e pastër.
 
Mos imagjino se mund ta ndërrosh një mashkull – pos nëse është në pelena.
 
Çfarë bën nëse të braktis i dashuri? E mbyll derën.
 
Kaq shumë meshkuj – kaq shumë arsye për të mos fjetur me asnjërin prej tyre.
 
Nëse ia arrijnë ta dërgojnë një mashkull në hënë – do të ishte mirë sikur t’i dërgonin të gjithë atje. 
 
Mund të dalësh me meshkuj më të rinj – sidoqoftë ata nuk piqen kurrë. 
 
E vetmja mënyrë për ta bindur një mashkull që të bëjë diçka është që të sugjerosh se është plakur për të bërë diçka të tillë.
 
Sensi humorit nuk do të thotë që ti t’i tregosh atij barsoleta, por nënkupton që duhet të qeshesh me barsoletat e tij.
 
Nëse të thotë se je duke u shtirur se ke arritur kulmin, thuaji jo, dhe se je duke praktikuar.
 
Nëse të pyet se a është i pari, thuaji: “Mund të jesh, më dukesh i njohur”.
DISA PËRKTHIME NGA GJUHA E FEMRAVE
 
Po = Jo (varësisht nga situata)
 
Jo = Po (varësisht nga situata)
 
Ndoshta = Jo
 
Më vjen keq = Ti do të pendohesh
 
Na duhet = Unë dua
 
Është vendimi yt = Vendimin e duhur duhet ta kesh tashmë të qartë
 
Bën si të duash = Do të paguash për këtë më vonë
 
Duhet të bisedojmë = Unë duhet të ankohem
 
Nuk jam e mërzitur = Sigurisht që jam e mërzitur, trap!
 
Je aq burrëror = Duhet të rruhesh dhe të vjen era djersë
 
Je shumë i vëmendshëm sonte = A mendon për diçka tjetër pos seksit?
 
Kjo kuzhinë është e papërshtatshme = Dua shtëpi të re!
 
A më do? = Do të kërkoj të më blesh diçka të shtrenjtë
 
Sa më do? = Kam bërë diçka që nuk do ta pëlqesh
 
A jam e trashë? = Më thuaj që jam e bukur!
 
Duhet të jesh më komunikues = Vetëm pajtohu me atë që them unë
 
Mu duk se e dëgjova beben = Çohu nga krevati dhe shko vëre në gjumë
KËRKIMI VAZHDON
 
Një plakë dhe Sergio Ramos paraqiten tek engjëlli. Plaka ia nis e para:
- Unë jam lutur gjithmonë dhe nuk kam bërë mëkate. Besoj se e meritoj parajsën.
- Në rregull. Mund të hysh! – thotë engjëlli. E ti Sergio?
- Unë? Jo asgjë, vetëm kam ardhur pas topit.
I VETMI ME TË CILIN KAM FJETUR
 
E pyet burri gruan:
- Më trego drejt, a jam unë i vetmi me të cilin ke fjetur?
- Kuptohet i dashur! Me të tjerët kam qëndruar zgjuar gjithë natën.
KUSH PASUROHET
 
Kush është i vetmi që pasurohet në Korenë e Veriut?
Uraniumi.
HERA E PARË
 
Pas herës së parë, e pyet shoqja:
- Edhe? Më trego si ishte!
- Si të them, mrekulli... Pastaj ajo ‘gjëja’...
- He?
- I ri fare...
- E, si e kupton?
- Akoma ishte i mbështjellë me najlon...
ËSHTË E QARTË
 
- Çfarë do të thotë ‘është e qartë’? – pyet mësuesja nxënësit.
Njëri çon dorën dhe fillon të përgjigjet:
- Babai im vozit Mercedes, nëna BMW, ndërsa gjyshja Jeep... Është e qartë se ne kemi para.
- Të lumtë! E ke shpjeguar për mrekulli – thotë mësuesja. – Të shohim dikush tjetër. Urdhëro ti, si e shpjegon? – i drejtohet mësuesja një nxënësi tjetër.
 
- Gjyshja ime çdo ditë shkon te ara që e kemi afër. Nën njërën sqetull e mban “The New York Times”, ndërsa nën tjetrën “Allgemeine Zeitung”.
Arsimtarja pyet e habitur: 
- Edhe?
- Po, asgjë. Gjyshja nuk di as anglisht as gjermanisht, është e qartë se shkon ta kryejë nevojën.
AKSIDENTI
 
Një bionde duke vozitur shkon dhe e godet një kamion të parkuar. Vozitësi e nxjerr nga vetura, e vizaton një rreth në trotuar dhe i thotë mos e shkel vijën.
Ai shkon me shpejtësi te automjeti i saj dhe ia shpon gomat. Biondja fillon të qeshë. Shoferi i kamionit nervozohet edhe më shumë dhe ia thyen xhamin e përparmë. Ajo vazhdon të qeshet. Mashkulli ia thyen të gjitha xhamat e veturës, ndërsa biondja nuk ndalet së qeshuri. Në fund ai e pyet se çfarë është kaq qesharake?
- Kur t’i nuk shikoje, unë e shkela tri herë vijën...
NDIHMA
 
Pasi ka dëgjuar se njëri nga pacientët në spitalin psikiatrik e kishte shpëtuar një tjetër nga vetëvrasja duke e nxjerrë nga vaska e banjës, drejtori i spitalit e rishikon dosjen e tij dhe e fton në zyrë.
- Të dhënat tuaja dhe sjellja juaj heroike tregon se jeni gati për të shkruar në shtëpi. Vetëm më vjen keq që njeriu që shpëtuat, më pas e vrau veten duke u varur në litar.
- Jo, jo, ai nuk e ka vrarë veten. Unë vetëm e vara që të thahet.
NGUSHËLLIMI
 
Gruaja kthehet në shtëpi pas një ditë të keqe, shtrihet në krevat dhe thotë me pikëllim: “Askush nuk më do... E gjithë bota më urren!”
Ndërsa burri i preokupuar me ndeshjen e futbollit e ngushëllon me fjalë të mençura: “Nuk është e vërtetë, e dashur. Disa njerëz as që të njohin”.
PËRFUNDO ATË QË FILLON
 
Terapisti im më ka thënë se mënyra më e mirë për të arritur qetësinë e vërtetë shpirtërore është që të përfundoj atë që filloj. Deri më tash sot kam përfunduar dy qese me çips dhe një tortë çokollate. Tashmë ndihem shumë më mirë.
KREVATI
 
Një mashkull paraqitet te mjeku dhe i thotë:
- Doktor, secilën herë që shtrihem në krevat, mendoj se dikush është nën të. Kur hy nën krevat mendoj se dikush është mbi të... po çmendem.
- Eja tek unë për dy vite, tri herë në javë dhe do të shëroj – zotohet mjeku.
- E sa kushton?
- 50 euro vizita!
Pacienti nuk u paraqit më kurrë te mjeku dhe pas gjashtë muajsh, ai e takon në rrugë:
- Ku je ti që nuk erdhe më asnjëherë tek unë?
- Për 50 euro vizita? Një kamerier më shëroi për pesë euro.
- E si? – pyet doktori.
- Më tha që t’ia pres këmbët krevatit!
PROBLEME ME GJUMIN?
 
Një grua paraqitet te psikiatri, i cili e pyet se cili është problemi.
- Hmm... Mendoj se jam nimfomane.
- E kuptoj – thotë doktori – Por fillimisht duhet t’ju njoftoj se unë paguhem 50 euro në orë.
- Nuk është keq – reagon gruaja – E sa duhet për gjithë natën?
ZILET
 
Testimi i fundit i 13-të kandidatëve për t’u bërë priftërinj ishte që të dëshmonin se seksi nuk i josh aspak. Të gjithë ata zhvishen dhe në organin seksual u lidhin nga një zile. Para tyre dalin disa vajza të zhveshura lakuriq, të cilat fillojnë të vallëzojnë në mënyrë mjaft atraktive. Testin e kalojnë vetëm ata, zilet e të cilëve mbesin të qeta. Zilet e 12 kandidatëve ishin të qeta, ndërsa vetëm zilja e njërit binte pa pushuar. Nga lëvizja e madhe zilja i bie në tokë. Kandidati i turpëruar përkulet për ta marrë zilen, dhe në moment fillojnë të bien 12 zilet tjera...
DISA THËNIE PËR MARTESËN...
 
Jeta martesore është përplot entuziazëm dhe frustrim:
Në vitin e parë të martesës, burri flet dhe gruaja dëgjon.
Në vitin e dytë, gruaja flet, ndërsa burri dëgjon.
Në vitin e tretë, të dy flasin, ndërsa fqinjët dëgjojnë.
 
Është e vërtetë se të gjithë meshkujt lindin të lirë dhe të barabartë, por disa prej tyre martohen!
 
Një martesë e lumtur bazohet në dhënie dhe marrje – burri jep, ndërsa gruaja merr.
 
Martesa është pak a shumë si një violinë, pasi muzika e bukur përfundon dhe telat janë të ngjitur...
 
Një burrë ka thënë: “Nuk e kam ditur se çfarë është lumturia derisa u martova... mirëpo atëherë ishte shumë vonë!”
 
Martesa është dashuri. Dashuria është verbër. Kështu, martesa është një institucion për të verbrit.
 
Dashuria është një ëndërr e gjatë e ëmbël, ndërsa martesa është alarmi që të zgjon.
 
Thonë që kur një mashkull ia mban dorën femrës para martese – kjo është dashuri; ndërsa pas martesës është vetëmbrojtje. 
 
Burri është dëshmi e gjallë se gruaja di të bëjë shaka.
 
Dhëndri: Mashkulli i vetëm që nuk i ka thënë gruas asnjë gënjeshtër.
Nusja: Një femër me një perspektivë përplot lumturi në të ardhmen.
 
Unë jam shefi, por mos ia thoni gruas time.
|MenTii|
TELEVIZIONET
 
Çfarë është pozitive te televizionet në Kosovë?
Që në mes të reklamave lëshojnë nga pak edhe seriale.
|MenTii|
E DI TË VËRTETËN
 
Një djalë mëson nga shokët në shkollë se gjithë të rriturit kanë fshehtësi dhe se mënyra më e mirë për të nxjerrë para nga ata është që t’u thuash: “E di të vërtetën!”. Djaloshi shkon në shtëpi dhe vendos ta provojë me nënën e tij:
- E di të vërtetën! – i thotë asaj.
Nëna ia jep menjëherë 5 euro dhe i thotë: Asnjë fjalë babait për këtë!
I entuziazmuar nga suksesi, djali mezi e pret babanë të kthehet nga puna dhe i thotë:
- E di të vërtetën!
Babai shpejt nxjerr 10 euro nga xhepi dhe e lut: Asnjë fjalë nënës për këtë!
Përplot kurajë djali del në oborr dhe e provon planin e tij me kopshtarin:
- E di të vërtetën!
Kopshtari bie në gjunjë, hap krahët dhe bërtet:
- Biri im! Përqafoje njëherë babanë!
|MenTii|
BASTI
 
Dy shokë shikojnë televizorin teksa jepen lajmet ku tregohet një i ri pranë një ure, në tentativë vetëvrasjeje.
- Lidhemi me 10 euro se do të kërcejë – thotë njëri.
- Ja 10 euro se nuk kërcen – pohon tjetri.
Djali në lajme mbyll sytë dhe kërcen nga ura. Humbësi i nxjerr 10 euro dhe ia jep fituesit.
- Nuk mund t’i marr paratë, sepse mashtrova. E pash të njëjtin lajm më herët dhe e dija se do të kërcejë – tregon fituesi.
- Jo, jo. Merri. Edhe unë e pashë lajmin më herët. Por mendova se nuk është aq i marrë saqë të kërcejë edhe një herë.
|MenTii|
DUKESH SI GRUAJA IME
 
Një i dehur hyn në një bar dhe pasi ia ngjet sytë për një kohë gruas së vetme në lokal, i afrohet dhe e puth. Ajo kërcen e habitur dhe e qëllon me shuplakë. Ai menjëherë kërkon falje dhe shpjegon:
- Më falni. Mendova se ishit gruaja ime. Dukeni njësoj si ajo.
- Ti i pavlerë, i padurueshëm, i mjeruar, pijanec... – fillon të bërtasë femra.
- Është e çuditshme... Madje tingëlloni njësoj si ajo.
|MenTii|
NUK MË ECI KËSAJ RADHE!
 
Një njeri hyn në një lokal dhe sheh një shok të vjetër duke pirë vetëm. Duke iu afruar i thotë:
- Dukesh keq. Cili është problemi?
- Nëna më vdiq në janar – thotë ai – dhe më la 25.000 euro.
- Sa keq, kjo është e rëndë – reagon miku.
- Pastaj në shkurt – vazhdon ai – më vdiq babai duke më lënë 50.000 euro.
- Të dy prindërit për dy muaj? Prandaj je në depresion – e ngushëllon miku.
- Dhe muajin e kaluar më vdiq halla e më la 10.000 euro...
- Tre anëtarë të familjes të vdiqën për tre muaj? Sa e pikëlluar.
- Pastaj, këtë muaj... nuk vdiq askush... nuk fitova asgjë!
|MenTii|
NË KRYEQYTET
 
Vjen një fshatar për herë të parë në Prishtinë dhe e pyet një polic:
- Ku gjendet “Skënderbeu”?
- Eh, po këtë e dinë edhe budallenjtë...
- Po, prandaj të pyeta- ia kthen fshatari.
|MenTii|
DHURATAT
 
Lavdërohen gjermani dhe italiani rreth dhuratave që u kanë blerë grave të tyre.
Gjermani: I kam blerë gruas për ditëlindje një Porsche që arrin prej 0 deri 100 për shtatë sekonda.
Italiani: Unë i kam blerë gruas time Ferrari që për pesë sekonda arrin nga 0 deri 100.
Shqiptari i dëgjon dhe thotë: Unë i kam blerë gruas një dhuratë që për një sekondë arrin nga 0 deri 100.
Habiten gjermani dhe italiani: Është e pamundur! Diçka e tillë nuk ekziston... Çka i ke blerë?
Shqiptari: Peshore!
|MenTii|
ORARI JAVOR I PUNËS
 
E hënë: Pushim pas një vikendi të lodhshëm.
E martë: Përgatitje për punë.
E mërkurë: Ditë pune.
E enjte: Pushim nga puna.
E premte: Përgatitje për vikend.
E shtunë/e diel: Vikend.
 
(Vërejtje: Ende nuk është vendosur nëse çdo e mërkurë do të jetë ditë pune).
|MenTii|
OKUPIMI
 
Arrin një amerikan në një aeroport të vendeve arabe dhe polici fillon ta pyesë në anglisht:
- Name? (Emri)
- John Smith.
- Age? (Mosha)
- 27.
- Occupation? (duke aluduar te profesioni).
- Jo, jo, vetëm për vizitë.
|MenTii|
PUNA
 
Pse malazezët kanë filluar të vijnë Kosovë?
Sepse nuk ka punë.
|MenTii|
ORIGJINALI
 
Pse politikanët mbajnë nga dy kopje dokumentesh?
Sepse origjinali shkon në Washington.
|MenTii|
KUSH ËSHTË MË I FORTI
 
Një amerikan dhe një rus po bisedojnë se cili është më i guximshëm.
Amerikani: Unë kam urinuar në Shtëpinë e Bardhë.
Rusi: Unë kam bërë jashtëqitjen në Muzeun e Leninit edhe atë ditën.
Amerikani: Të lumtë! Por duhet të pranoj diçka, kur kam urinuar në Shtëpinë e Bardhë askush nuk më ka parë.
Rusi: Edhe unë duhet të pranoj diçka. Unë nuk i kam hequr as brekët.

Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden