Shpat Ramosaj
ShpatRamosaj.De.TL

Vetite E Heroskopit

Vetite E Heroskopit

 
   
 

 

VETITE E SHENJES SE DASHIT 
Keni shpirt lideri, jeni inatçor dhe veproni duke ndjekur instinktin. 
Jeni plot pasione. Vdisni per mendime dhe iniciativa te reja. 
Keni ndjenja, ndergjegje dhe vendosmeri shume te forte po ne marredheniet personale duhet te beni mire llogarite.. 
E keni zakon te mos e zgjasni fjalen, te prekni temen kryesore kjo ju ben te flisni hapur. 
Prekeni shume shpejt, dhe kur pergjigjeni mund te ofendoni bashkebiseduesin.. 
Nuk duroni te keni askend si padron ne krye, preferoni me mire nje organizim personal, ose te pakten te jeni kryesuesi ne nje fushe te re.I beni te tjeret te pranojne ato qe thoni, veproni si ndjeni dhe jeni te padurueshem. Lini pershtypjen sikur shpejtoni perhere. 
Megjithese nxeheni shpejt nuk e mbani gjate inatin.
Deshironi drejtesi, liri dhe vendime personale. 
Meshkujt e shenjes se Dashit ne pergjithesi jane te çilter, flasin hapur, liridashes, tipa qe i dalin vet per zot punes. Jane te hapur, te gezuar, kurajoz dhe tipa te hedhur. 
Megjithese keni shume besim te zgjuarsia juaj po humbisni shpesh per arsye se veproni me nxitim. Do te dilni me te fituar nese per çdo gje te prisni pak, te mendoni serish para se te merrni nje vendim. 
Jeni te drejte. Ndonjehere miqte tuaj shqetesohen pasi thoni te verteten.. 
Shpesh here mund te bini preje e zemerimit tuaj. Indinjimi qe ndjeni eshte shume shkaterrues. 
Keni shoqeri dhe diskutim te pelqyeshem dhe jeni shume te ndjeshem. Nuk dini te mbani parane pasi jeni doreleshuar. I keni zili te afermit por nuk e shprehni hapur kete ndjenje. 
Femrat e shenjes se Dashit ashtu si meshkujt jane krenare. Jane bashkeshorte ideale dhe i duan shume femijet. Ato qe nuk kane pasur mundesi ti kene deshirojne tua japin femijeve te vet. Pasi behen me femije fillojne ta organizojne çdo gje sipas interesave te femijeve. 
Te lindurit ne shenjen e dashit jane te nxituar dhe e thone çdo gje si ta kene ne mendje, kjo mund qe ti beje edhe agresive dhe kokeforte duke dashur te nxjerre ne pah mendimin e vet "Ky jam une" 
Kerkojne te tregojen se kush jane me sjelljet dhe veprat e tyre. Ndersa per deshirat dhe nevojat e tyre preferojne te mos flasin po ti futen punes vete. 
E kane te veshtire te kontrollojne energjine e tyre dhe per te eshte e rendesishme te perqendrohen ne nje teme te caktuar deri sa te dale diçka tjeter me e rendesishme ose terheqese. 
Edhe zilia dhe egoizmi shfqen ne kete shenje, per ta eshte e rendesishme te jene te paret. 
Per ta fama dhe respekti jane me te rendesishme se pasuria e rahatia keshtu qe preferojne poste te rendesishme dhe karrieren, por shpesh hasin veshtiresi. Kane natyre lideri por karakteri emocionant, veprimet agresive, nxitimet e panevojshme deshire per te qene autoritar dhe besimi i tepruar ne vetvete nuk i le qe ti pershtaten dhe te kene marredhenie shume te mira. Nese nuk jane shume me pervoje dhe te ndergjegjshem mund te bejne veprime te marra. Humbjet nuk i pranojne dhe e rifillojne nje pune me me vendosmeri e me forca. Jane mjeshtra ne gjetjen e rrugezgjedhjeve te reja. Jane energjik dhe i japin gezim jetes. nese mundin ndjenjat e egoizmit, sillen me ngrohte me, mendojne e nuk nxitohen mund te jene shume me te suksesshem. 

KARAKTERISTIKAT E SHENJES SE DEMIT 

Ju pelqen ti bejne punet kur tju doje qejfi. Jane shume te duruar. Kur puent shkojne si dueht jane te sjelshem dhe perulen por nese provokohen nevrikosen dhe eshte veshtire ti qetesosh. Veprojne me plan, jane organizues dhe i mendojne levizjet por nuk u jepet shume per gjera origjinale. Deshirojne te ecin ne rruget te sigurta te cilat i kane provuar edhe te tjere me pare.Ne kohet te keqia ndryshojne tiparin e te qenit te gatshem e te durueshen, behen inatçore dhe te merzitshem. Influenca e Diellit ne shenjen e Demit i bene te lindurit e kesaj shenje ti besojne vetvetes dhe te jene kembengules. E pelqejne rehatin dhe konfortin. Venusi ne shenje i ben qe te jene perkrahes te paqes dhe ju jep bukuri natyrale. ju pelqejene argetimi, muzika, arti dhe librat e bukur.Jeni te durueshem ndaj sprovave dhe tregoni interes ndaj vlerave materiale. Jeni ne dijeni te fuqive te trupit tuaj, shume te kujdesshem me ato qe posedoni dhe jeni te gjallerueshem. 
Per jue eshte shume e rendesishme te doni dhe te duheni, paraja per ju nuk eshte nje synim por nje nevoje per te jetuar te lumtur. Jeni te dashur por dhe shume inatçore. ne te njejten kohe jeni edhe xheloze, diçka ose dike qe e doni e shihni si pronen tuaj dhe nuk mund te duroni qe te terheqe vemendjen e te tjereve. 
Deshironi te kaloni jete aktive dhe jeni te lidhur ngushte pas shtepise. Vetem ne shtepi mund te arrini qetesi shpirterore. Por megjithate i kini shume qejf shetitjet dhe argetimin. Per arsye se jeni te lidhur pas pasurise vetem kur keni pasuri arrini te keni besim ne vetvete. Nuk semureni shume shpesh, keni rezistence dhe shpeshhere nje ushqim i shijshme mjafton per tju bere te lumtur. Shenaj e Demit simbolizon vendosmeri dhe trejtim te jetes me vetedije. Demi meqe eshte shenej e elementit Toke, njerezit e kesaj shenje jane mjeshtra ne konceptimin dhe vleresimin e vlerave materiale. Per ta eshte e renesishem te shtien ne dore diçka. Vlerat qe kane ne te qenit praktik nuk diskutohen. Jetojne anen praktike te jetes dhe anen shpirterore kerkojen ate qe eshte e drejte. Ju pelqejen lehtesirat, rehatia dhe fitimet ne jete. Argetimi dhe rehatia jane te rendesishem per ta keshtu qe per te arritur keto bejen te pamunduren edhe nese kjo kerkon shume pune dhe energji. Nje fjale e pershtatshme per ta do te ishte "Une kam". JAne te famshem per inatin e tyre. Nese kane arritur diçka qe e kane deshiruar shume bejne te pamunduren per ta mbrojtur ate, askush nuk mund ta terheqe vemendjen e ture ne diçka tjeter. Per kete arsye dyshojne tek te tjeret. Jane edhe imitues dhe pak te varur nga te tjeret, nuk ngurrojne te imitojne diçka qe u ka pelqyer. Ua dine vleren dhe dine ti mbrojne gjerat e vyera. Per ta eshte i rendesishem besim edhe ne anen materiale edhe ne ate shpirterore. Perpiqen ti ruajne marredheniet me sa te munden per sa kohe perfitojne diçka nga to. Ngaqe jane te besueshem me miqte u pelqen te merren me problemet e tyre. Ndjenajt dhe problemet e te tjera sikur i ndjejne dhe jetojen edhe ata vete. Per arsye se jane teper inatçore mund te hyjne edhe ne kriza inati. Kjo rrjedh nga nevoja per besim tek te tjeret. Kur e ndiejne veten te pasigurte behen pak te papermbajtshem dhe te pabesueshem. Nese martohen me nje me ta larte se vetja mund ta ndiejne vete te trishtuar dhe bejne kapricio. Eshte shume e veshtire te shpjegosh jeten shpirterore te tyre. Per ta nu keshte shume e rendesishem te njohin vetveten. Nje nder vetite e tyre interasnte eshte se jane te afte te bejne plane afatgjata qe mudn te zgjatin vite te tera. Kane sjellje autentike (origjinale) dhe eshte e veshtire ti ndryshosh. Nder shenajt e horoskopit nder me te lumturit jane ata te shenjes se Demit, yjet gjithashtu i favorizojne dhe u sjellin fat. 
KARAKTERISTIKAT E SHENJES SE BINJAKEVE 
Shquheni si komunikues nder shenjat e tjere te horoskopit. Bini ne sy lehte per merite te mendjes se shpejte, zgjuarsise se mprehte dhe aftesise per te biseduar. Njerezit e kesaj shenja punojne ne fusha qe perfhisjne gazetarine, shprehje opinionesh fusha te cilat kerkojne te shkruash e te nderrosh mendime ose ku ka diskutim. Jeni tipa qe emocionoheni shpejt, me mendje te gjalleruar dhe qe nuk mposhteni lehte. Perpiqeni te beni çdo gje shtu si dini vete. Nese persoant me te cilit keni te beni nuk durojne e pranojne pa kushte natyre tuaj te ndryshueshem e pak a shume me dy akraktere, do ta kene te veshtire te merren vesh me ju. Jeni eksperte ne gjetjen e rrugeve te lira e pa shpenzime per transportim mallrash. Keni aftesine te perdorni mire dhe doren e djadhte dhe te majten, jeni te shakthet dhe pershtateni lehte, por mund te tendoseni me teper se çduhet, jeni teper kurioze dhe arrin deri aty se te harxhoni kote energjite tuaja. 
Nder te metat me te medah te Binjakeve eshte karakteri i ndryshueshem dhe te qenit te pabesueshem. Favoret dhe miresite ju ndikojne shume. Keni aftesi te medha te menduari e reflektuari dhe ndiheni krenar me zgjuarsine tuaj dhe zgjuarsia ne pergjithesi. Kur Dielli ndodhet ne shenjen tuaj duket sikur fluturoni e nuk jeni me kembe ne toke por ashtu si Virgjeresha edhe ju ju pelqejne faktet, detajet e rendesishme, per ekte arsye mund te beheni nje dedektiv i mire. Ne kete luan rol edhe aftesia ne konceptimin e fjaleve e degjuara e te lexuara. Jeni nga ata qe ua thone te tjereve ato qe mesojne vete. Per ju eshte e veshtire te ruani sekretet. Gjithashtu e keni qejf shume edhe shkencen dhe jeni tipa qe deshironi te mesoni e lexoni. Mund te beni dy pune ne te njejten kohe pa veshtiresi. Keni fantazi te zhvilluar e cial mund tju ndihmoje por edhe mund tju prishe pune. megjithate mund te arrini ne perfundime te veshtira ne te cilat jo shumekush mund te arrije me lehtesi te madhe. Ne pergjithesi jeni njerez zemermire, me qellime te mira e te kuptueshem (tolerant). Jeni idealist e keni ndjenja e intuite te forte e cila ju udheheq. Ju pelqen te jeni te zene e te merreni vazhdimisht me diçka. Nuk e humbizini asnjehere ambiciet. Shumica e problemeve me te cilat perballin burojen nga karakteri juaj i deshires per ndryshime dhe shumellojshmeri. Ylli juaj, Merkuri zimbolizon zgjuarsine dhe levizjen. Ne saje te te zgjuarise suaj jetoni ne rehati perhere. Jeni te lumtur, dialogues, me aftesi per humor me nje fjale tipa qe nuk i merzisni te tjeret. Kur filloni te flisni shumekush nuk do tju nderpriste fjalen e do te deshironte tju degjonte me teper. Per kete arsye mund te beheni edhe nje artist ose biznesmen i suksesshem. Per sa kohe qe vini ne pune zgjuarsine tuaj te veçane mund te arrini me sukses te bein vepra te medha. 
Jeni shume te levizshem, madje eshte e veshtire tju shihin vazhdimisht ulur ne nje vend. Merziteni nga punet monotone. Shpeshehere ankoheni se jeni merzitur. 
Te lindurit e kesaj shenje mund te martohen 2-3 here. I duan shume femijet. Kur flasin me ta harrojne moshen dhe i peershtaten moshes se femijeve. Si mashkulli dhe femra e shenjes se Binjakeve pelqejne shume udhetimet. Jeni tipa shume aktive,te shkathet ne pergjigje, te gezueshem, te zgjuar, komunikues e me humor te holle, tipa qe nuk kuptohen lehte. 

KARAKTERISTIKAT E SHENJES SE GAFORRES 

Hena, me e shpejta e trupave qiellore udheheq te lindurit e shenjes se Gaforres. Kur Dielli ndodhet ne shenjen e Gaforees, te lindurit e kesaj shenje behen te ndjeshem, te ndryshueshem dhe e te turpshem. Edhe nese mundoheni ti fshini ndjenjat tuaja jeni plot ndjenja, plot miresi, te menduar dhe veprimet tolerante ju ndikojne. Trembeni nga kritikat dhe venia ne loje. Gjendja shpierterore ndryshon shpesh. MEgjithese dukeni sikur keni besim ne vetvetete keni nevoje per mirebesim e siguri. Ashtu si simbolizuesi i shenjes suaj gaforrja edhe ju keni nje shtrese te ngurte qe mbron e fsheh veten tuaj, ndjenjat tuaja dhe butesine tuaj. Ju terheqin vemendjen temat mbinatyrale, misterioze, ju pelqen astrologjia dhe ndodhite misterioze ne natyre. Ju pelqejne edhe ato qe kane lidhje me detin. Ndikoheni lehte jo vetem nga njerezit por nga çdo gje rreth e qark jush. Ju pelqen nje strehe e rehatshme ku mund te prisni here pas here derisa te rifitoni mesimin ne vetvete. Mbani prane vetes diçka per te pire ose per te ngrene ne shtepi ose ne udhetim. Jini te dhene pas ushqimeve. Mbase jeni njohur me profesione te ndryshme pasi jeni tpia te ndryshueshem. Jeni te kujdesshem e punetore.Punoni shume dhe mundesisht e ruani nje pjese te parase. Memorjen e keni te fuqishem dhe nuk harroni lehte nje fjale te mire apo te keqe qe ju eshte thene. E doni vendin, shtepine dhe familjen tuaj. Keni respekt per fisin e paraardhesit tuaj. Shume nga patriotet ose filluesit e pasurive te medha jane te kesaj shenje. Te lindurit e kesaj shenje jane gjithashtu te dhembsur dhe me qellime te mira. Jane te lidhur ngushte me familjen dhe miqte e tyre. Por nese dyshojne sadopak e lene menjane qetesine dhe behen te padhembsur dhe te ftohte. Mund te jeni te sukseshem ne profesioent qe kane te bejne me problemet e shoqerise. 
Megjithese se jane enderrimtare dhe te ndjesh i administroni shume mire parate por nuk jene doreshtrenguar. Dilni perhere kundra padrejtesive. Megjithate jeni mjaft te mbyllur dhe kjo mund te kuptohet nga miqte si mendjemadhesi e ftohtesi. Kujtoni mire çdo gje qe ju intereson por nuk i kushtoni asnje rendesi diçkaje qe nuk ka lidhje me ju. Kur beni pazare jeni te pavendosur. Nese diçka ju pelqen e merrni ate por kur shkoni ne shtepi nuk jeni shume te kenaqur. Ne nje gjendje te tille mund ta beni dhurate ate çfare keni blere. 
Femrat e shenjes se Gaforres mban e shume zemerimin, nuk e harron kurre qe te keqe qe i eshte bere. Po ne te njetjen menyre nuk i harron as favoret qe i jane bere. Jane guzhiniere te mira, i duan femijte dhe merren me problemet e tyre.Nenat e shenjes se Gaforres jane shume te lidhura pas femijeve. Edhe mashkulli gjithashtu eshte shume inatçor. Kane te zhvilluar ndjenjat e te mbrijurit dhe u pelqejne te jene "shef" ne familjen e tyre. Shprehja e pershtatshme per te lindurit e eksaj shenje do te ishte "Une ndiej". Jane te besueshem ne lidhjet e tyre, dhe jane te mrekullueshem vetem pasi kane nen siguri jeten, famijen e te dashurit e tyre. Zakonisht ruajne para per gjendje te veshtira. Por nese duhet qe te rrezikojne per te qene te sigurte e bejne kete. Jane te ndergjegjshem dhe e perdorin me kujdes parane e te tjereve, mundohen ti shlyejne borxhet sa me shpejt dhe presin te njejten gje nga te tjeret. Kane nje bote te brendshem shume ta pasur, here pas here duken te sigurte e te fuqishem e here pas here te pafuqishem si nje femije. Ndonjehere ajne melankolik, te mbyllur dhe pasive. Kur e ndiejne veten te kufizuar e te pasuksesshem behen kapricioze dhe behet shume e veshtire te punosh me ta. Shperndajne dashuri e ngrohtesi kudo qe shkojne, e kane te zhvilluar dashurine, kane dashuri pafund, te dashurit e tyre i ruajne plotesisht per vete, ne raste zenkash mund te veprojne pa menduar fare por mundohen te mos lendojne te dashurit e tyre. Jane te paster e te kujdesshem per shtepite e tyre. Pamja e jashtme eshte shume e rendesishem per ta, u pelqen te vishen mire.Jane te dhembsur e plot dashuri por jane te mbyllur ne vetvete e nuk u pelqen te duken.

KARAKTERISTIKAT E SHENJES SE LUANIT 

Kjo shenje udhehiqet nga Dielli, simboli juaj eshte krenaria ashtu si Luani. Jeni te sinqerte, e thoni hapur çdo gje dhe jeni doredhene. Urreni te merreni me vogelsira dhe deshirone te beni pune te medha. Te lindurit e kesaj shenje arrijne ti kontrollojne ndjenjat dhe dashurite e tyre. Jeni te sinqerte ne deshiren tuaj per ti sjelle lumturi ne jete atyre qe doni, ia dini vleren dashurise qe tregohet ndaj jush dhe kerkoni te pergjigjeni me te njejten monedhe. Jeni lindur per tu bere lider, prijes, e ndjeni qe juve ju perket te jeni ne krye te ndonje institucioni, te jeni ne nje vend me pozite. Nuk i nenvlehtesoni deshirat tuaja per tu bere drejtues. Por ndjenja juaj e krenarise mund tu duket shume kercenuese dhe stresuese nga te tjeret. Mund te keni plot miq te cilet ju kane zili per sjelljen tuaj te vendosur, te pavarur dhe ambicioze. Nevrikoseni shume shpejt. Por ashtu si Dashi dhe Shigjetari pajtoheni shpejt. Ju pelqeni te vini ne pah bukurine trupore qe nuk ju mungon. Keni aftesi per shpikje, keni intuite dhe ju pelqen te merreni me sport dhe jeni energjik. Te qenit te sinqerte, doredhene dhe natyra juaj e hapur do tju ndihmoje te ngjisni shkallet e suksesit. Nuk njihni pengesa, dhe ju kane zili per energjine tuaj. Urreni pabesine dhe jeni pak mendjemadh. Nese ju fyejne ndryshoni menjehere, nese ju kane prekur ne seder nuk ngurroni ti thyeni zemren edhe me te afermeve tuaj. Shpeshhere mund te shpenzoni me teper se çduhet por e dini mire se po te perdorni pak trurin do te fitoni serish para pa shume veshtiresi.Kerkoni gjate dike me te cilin mund te lidheni dhe nese me te vertete dashuroheni nuk doni tia dini per kend tjeter. Deshironi qe njeriu qe doni te jete jo dosido por i veçante. 
Mashkulli i kesaj shenje eshte doredhene, sakrifikues, here pas here mund te ofendohen dhe ne keto raste duhet tu flasesh me te bute. Dine mire se si te sille nme nje femer. Jane teper te ndieshem. 
Femrat e shenjes se Luanit urrejne genjeshtrat, unese jane te drejta dhe me qellime te mira u pelqen vetja. Miqesohen shpejt me kedo. U jane besnike miqve dhe sekreteve te tyre. Simpoliziojne prodhimtarine dhe burimin e jetes. Jane te njohura per shkak te mendjemadhesise por edhe te ndjenjes se te falurit. 
Nje shprehje e pershtatshme per te lindurit e shenjes se Luanit do te ishte "Une dua (te kem)". Per arsye se duan te duken dhe te fitojne respekt tremben mos nuk mund tu pergjigjen pyetjeve te çastit, per ta duhet qe çdo gje te kete nje zgjidhje, nje pergjigje. U pelqen te jene ne qender te vemendjes, te njihen e te duhen nga te tjeret dhe ia arrijne qellimit me te foluren dhe veprimet e tyre. Kur e kuprojne qe ia kane arritur qellimit kerkojne edhe me tper rruge te tjera per te terhequr vemendjen. Kane aftise te marrin me mend karakterin e nejrezve te tjere dhe kjo i ndihmon ata. Nese kur merren me nje problem, nuk arrijne te gjejne zgjidhje, pikerisht ne ato momente arrijne te gjejne rrugedalje te tjera dhe i zgjedhin problemet me mjeshteri. Mund ti quash me fat nga kjo ane. Nuk ngurrojne te harxhojne parane, kohen dhe dijet e tyre per te dashurit e tyre pa pritur asgje si shperblim per kete. E ndiejne veten shume prane gjinise te kundert, dhe nese arrijne te ballancojne dashurine e tyre, impulset natyrale mund te arrijne nje lidhje te pershtatshme. Nese nu ke arrijne kete do te dalin ne pah deshirat e tyre ne marredheniet dypaleshe dhe kjo do te jete shkak per prishjen e lidhjes ose te jetegjatesine e vogel te saj. U besojne shpejt te tjereve. Ne diskutime dhe dialoge nuk mund te durojne dot qe te tjeren ta "dredhin muhabetin", ose te perserisini fjalet, bie ne sy te qenit te padurueshem, kokeforte emonocionimi i tyre. Nese nuk keni te njejtat mendime me ta, kini kujdes, miqesia juaj nuk do te zgjase shume. Vetem nese kini te njejtat mendime me ta mund ti drejtoni ata. Mund te shtiren dhe te behen dramatike me lehtesi por nese shtiren gjate kjo gjendje mund te behet nje realitet per ta. Per ta eshte e rendesishme rehatia, nese e ndijne qe u prishet rehatia dhe e ndijne se jane nen presion mund te mos bejne si duhet punet qe u takojne por nese u besohet diçka perpiqen ta bejne ate sa me mire. 

CILESITE E SHENJES SE VIRGJERESHES 

Megjithese ofendoheni shume shpejt si efekt i Merkurit ne shenjen tuaj, deshironi qe mendimet dhe problemet e nndryshme ti rregulloni duke i diskutuar e pa i hyre sherreve shkaterruese. Te lindurit e shenjes se Virgjereshes ashtu si Binjaket jane te prire per aktivitete mendore. Jeni te afte per te vene ne veprim arysen dhe te kuptoni mire fjalet qe degjoni ose lexoni, kjo ju ndihmon qe te mesoni shpejt. Keni nje thesar te medha dijesh por kete jo shumekush e di pasi jeni te mbyllur ne vetvete. Jeni serioze, te thjeshte e punetore, shqetesoheni me vogelsira qe shumekush nuk mund te veje re, nuk e humbni shume lehte kurajon. E kaloni nje pjese te mire te kohes duke ndihmuar e duke u sherbyer te tjereve, jeni te kujdesshem dhe me pamje drejt se ardhmes. Ne krye te listave tuaja per te pasur kujdes mund te gjendet pastertia dhe shendeti. Mundoheni ti vleresoni gjerat duke u bazuar ne realitet dhe arsye, jeni aktiv e majft te levizshem por te ndrojtur. Ju pelqen arti, letersia dhe deshironi qe ne çdo gje te jeni te rregullt. Deshironi te fitoni nga ana materiale por nuk jeni shume te suksesshem. Nuk tregoni te vjeter, te lindurit e kesaj shenje jane nder me jetegjatet. Jeni tipa qe punoni dhe nuk ju ndihet fjala shume, teper te arsyeshem, nuk i lini punet ne doren e fatit por i hidhni hapat me mend e me kudjes. Keni aftesi per aktor ose per ndonje rol ne teatro. Nese doni diçka mund edhe te thyeni te tjeret per ta arritur ate. Jeni paksa nevrike, te kujdesshem per çdo gje, nuk eshte çudi te keni nje raft me ilaçe per semundje te ndryshme, i vini re shume edhe detajeve te vogla, ju pelqen ti analizoni gjerat. Jeni me fat ne dashuri, por jeta emocionale nuk eshte shume e rendesishem per ju, eshte thjesht diçka perfaqesore, zakonisht martohen vone. Arrinin kenaqesine tuaj ne nje shtepi te rehatshme ne ems te lluksit e konfortit. Femrat e shenjes se virgjereshes mund te preken shume shoejt nga ndonje veprim i gabuar i meshkujve, jo vetem bashkeshorteve te tyre por edeh ata qe ndodhen ne shoqerine ku jetoni keshtu qe ne prani te tyre duhet pasur kujdes kur flet, jane te suksesshem ne fushen profesionale, simbolizojne rregullin dhe punen. Per te lindurit e kesaj shenje puan eshte diçak shume e rendesishme ne jete, veprojne me delikatese, dhe u pelqen qe vazhdimisht te grumbullojne dije. Nje shprehje e pershtatshme per te lindurit e kesaj shenje do te ishte "Po studioj, po kerkoj". U pelqen ti kene nen kontroll gjerat qe perdorin. Kane nje veçanti: Ose vene çdo gje ne rregull ose e bejne lemsh çdo gje, nuk arrijne te gjene nje vije te mesme. Per ta miqesia eshte e rendesishme por nuk do te harxhonin kohen kot me nje njeri qe rri kot e qe nuk i pelqen puna. Jane njererz qe dine te thone Jo. Duhet te mesojne se jo te gjithe njerezit jane nejsoj, te jene objektiv si edhe te mos u bejne te tjereve ate qe nuk do tu pelqente tua benin atyre vete. Kane frike dhe shqetesohen shume nga semundjet. Si e thame edhe em siper jane punetore por nese gjenden ne mes te rehatise dhe lluksit mund te behen tipa qe u pelqen rehati, dembele. Shpenzojne shume dhe e kane te veshtire te grumbullojne para. Ndikohen nga nejrezit qe dine te flasin bukur e te sillen diplomatike. 

PESHORJA 

Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë të sharmit. Poashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurtë se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangja nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bënëi çdo gjë që t’a ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë. Ndonjëhrë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt të organizoheni dhe të vazhdoni me ritmin e njëjtë. Jeni fer dhe doni në çdo kohë t’i ndihmoni të tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasiqë ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gërave është më e rëndësishme se sa kursimi i të hollave. 
Marrëdhëniet e Peshorës me shenjat tjera 
Peshorja & Dashi: Kjo mund të jetë një lidhje e mrrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. 
Peshorja & Demi: Që të dy për një kohë shumë të shkurtë do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit. 
Peshorja & Binjakët: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përpthem me idetë e njëri tjetrit, gjë që e ben këtë një lidhje stabile. 
Peshorja & Gaforrja: Këta të dy janë kundërshtarë të mëdhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm problemeve. 
Peshorja & Luani: Do të jetë vështirë të gjindet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta dy mund të përputhen mirë. 
Peshorja & Virgjëresha: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi. 
Peshorja & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka gjasa të jenë një çift i mrrekullueshëm. 
Peshorja & Akrepi: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtë do të bëhet histori 
Peshorja & Shigjetari: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë. 
Peshorja & Bricjapi: Shumë dallime në mes këtyre dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjat shumë. 
Peshorja & Ujori: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do ët don të largohet. 
Peshorja & Peshqit: Probleme të mëdha do të ketë në këtë lidhje. Është mirë që të shmanget. 
Karakteristikat e Peshores: 
Elementi: Toka 
Planeta: Merkuri 
Ngjyra: Hiri 
Lulja: Lulebora 
Kafsha: Kafshët shtëpiake 
Shteti: Greqia 
Metali: Bakri 
Giri i lindjes: Safiri 

AKREPI 

Jeni njerëz shumë ekstrem. Mund të përshkruheni si të fuqishëm dhe si të dobët, si emocional dhe të ftohtë. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emoicione më të mira dhe më të këqija. Intenziteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që i bëni. Karakteriastika kryesore e juaja është lojaliteti. Poashtu posedimi dhe xhelozia janë një ndër karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Kur doni të arrini diçka, jeni shumë këmbëngulës. Bëni çmos, jepni çdo gjë vetëm e vetëm ta realizoni atë që keni ndërmend. Natyra juaj u bën të jëni shumë interesant. Pashtu u bën të jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre që janë më të dobët se ju, vetëm pee mundeni. Të tjerët do ta kenë shumë vështirë me ju, nësevendosin që juve t’u kenë armiq. 
Marrëdhëniet e Akrepit me shenjat tjera 
Akrepi & Dashi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjeft i mirë. 
Akrepi & Demi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk dëshiron që kjo lidhje të zgjatë. 
Akrepi & Binjakët: Çift i mirë, mirëpo asnjëra palë nuk mund ta durojë tjetrën. 
Akrepi & Gaforrja: Të dy palët ndjehen të sigurtë pranë njëri tjetrit. Lidhje që premton. 
Akrepi & Luani: Kjo fillon si nëj lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdon ashtu. Shpejtë do të vyshket. 
Akrepi & Virgjëresha: Ky kombinim mund të ketë probleme, sepse që të dy kanë vështirësi të komunikojnë. 
Akrepi & Peshroja: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtë do të bëhet histori. 
Akrepi & Akrepi: Të dy kërkojnë dhe japin shumë që do të thotë se kjo mund të jetë lidhje e sigurtë.
Akrepi & Shigjetari: Gjëja e vetme e cila mund të rezulton nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtë. 
Akrepi & Bricjapi: Në njëri tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë. 
Akrepi & Ujori: Konfliktet ndërmjet këtyre dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundon pa filluar mirë. 
Akrepi & Peshqit: Interesat dhe imagjinata e përbashkët mund të jetë shkak që kjoj të jetë një lidhje e mirë. 
Karakteristikat e Akrepit: 
Elementi: Uji 
Planeta: Plutoni 
Ngjyra: E Bardhë 
Lulja: Luledielli 
Kafsha: Insektet 
Shteti: Norvegjia 
Metali: Plutoniumi 
Birthstone: Diamanti 

SHIGJETARI 

Zakonisht jeni të buzëqeshur dhe shpesh jeni në disponim të mirë. Fakti që ju keni shumë fat dhe jeni në gjendje t’u ndihmoni të tjerëve, nuk e hidhëron askend. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse fillon gjendja negative, ose nëse u kap hija e zezë, e keni shumë vështirësi të dilni nga ajo. Nëse e vërreni ndonjë gjë që premton, pavarësisht se çka është, ju e përcillni deri në fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tërë kohën jeni në kërkime të gjërave të reja. Ju njëkohësisht jeni edhe më të këndshmit nga të gjitha shenjat. Jeni zemërgjërë dhe jeni të gatshëm në çdo kohë doni t’u ndihmoni të tjerëve. Sinqeriteti dhe humori jenë anët pozitive tuaja dhe për këtë njerëzit çdoherë u dojnë dhe admiorhen me ju. zakonisht sinqeriteti juaj i vërtetë u sjell edhe probleme, mirëpo kjo nuk u shqetëson fare. Ju vazhdoni të jeni të sinqertë. 
Marrëdhëniet e Shigjetarit me shenjat tjera 
Shigjetari & Dashi: Të dy palët tregojnë interesime të përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrrekulli. 
Shigjetari & Demi: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavitës, do ta kenë vështirë të ngelin së bashku 
Shigjetari & Binjakët: Kjo marrëdhënie fillon në mënyrë të zjarrtë, ndërsa mbaron në të njejtën mënyrë. 
Shigjetari & Gaforrja: Personat në këtë kombinim më mirë përputhen si shokë se sa si partnerë. 
Shigjetari & Luani: Të dy janë emocional në këtë aspekt që tregon se kjo mund të jetë një kombinim i mirë. 
Shigjetari & Virgjëresha: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta duron karakterin e Shigjetarit. 
Shigjetari & Peshorja: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë. 
Shigjetari & Akrepi: Gjëja e vetme e cila mund të rezulton nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtë. 
Shigjetari & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë. 
Shigjetari & Bricjapi: Këta dy mund të jenë shokë të mirë, mirëpo nuk do të jenë të suksesshëm ni çift. Ide e keqe. 
Shigjetari & Ujori: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrrekullueshëm. 
Shigjetari & Peshqit: Që të dy kërkojnë gjëra që asnjëri nuk mund t’i mundëson. 
Karakteristikat e Shigjetarit: 
Elementi: Zjarri 
Planeta: JupiterI 
Ngjyra: Purpur 
Lulja: Narcisi 
Kafsha: Kali 
Shteti: Spanja 
Metali: Zhiva 
Guri i lindjes: Opali 

BRICJAPI 

Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit, ju jeni shumë ambicioz. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë se çka doni. Poashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të përgjegjshëm dhe praktik, parasegjithash të determinuar. Përderi sa ende keni gjasa nga të cilat mund të arrini sukses, ju do të jeni shumë aktiv. Jeni të kujdesshëm me të hollat dhe dini të kurseni. Asnjë projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim të mirë, ndërsa kur të filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Të tjerët në ju mund të shohin një person të ftohtë dhe të paaritshëm, mirëpo ajo është vetëm si rezultat i praktikës tuaj. në marrëdhëniet me të tjerët jeni shumë të kujdesshëm. Doni të keni gjithçka në kontroll sepse nëse u dalin gjërat nga kontrolli, keni frigë se do të keni vështirësi të mëdha. 
Marrëdhëniet e Bricjapit me shenjat tjera 
Bricjapi & Dashi: Pas çdo këndi të kësaj lidhje, presin argumente të shumta. 
Bricjapi & Demi: Të dy duan të kenë mbështetje të sigurtë. Të dy mund ta sigurojë këtë. Ide e mirë. 
Bricjapi & Binjakët: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njëri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë. 
Bricjapi & Gaforrja: Dallimet në mes këtyre dyve janë shumë të vështira për t’u tejkaluar 
Bricjapi & Luani: Problemet presin pas çdo dere të kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë. 
Bricjapi & Virgjëresha: Një lidhje e cila premton shumë. Të dy palët tregojnë interesim ndaj njëri tjetrit dhe përputhem për mrrekulli. 
Bricjapi & Peshorja: Shumë dallime në mes këtyre dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjat shumë. 
Bricjapi & Akepi: Në njëri tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë. 
Bricjapi & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë. 
Bricjapi & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale. 
Bricjapi & Ujori: ky çift mund të fillon në mënyrë të pasigurtë, mirëpo nëse pak përputhen ka gjasa të ndodhin gjëra të mrrekullueshme. 
Bricjapi & Peshqit: Dallimet në mes të dyve, bëjnë që kjo të jetë një lidhje shumë kompatibile. 
Karakteristikat e Bricjapit: 
Elementi: Toka 
Planeta: Saturni 
Ngjyra: Kafe 
Lulja: Karanfili 
Kafsha: Cjapi 
Shteti: Meksika 
Metali: Alumini 
Guri i Lindjes: Garneti 

UJORI 

Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinal. Në fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga të tjerët. Ndërsa ju jëni unik gati në të gjitha aspektet. You ndonjëherë doni që t’i injorini idetë e të tjerëve duke menduar se i keni tuajat. Është e vërtetë se jeni përplot ide, mirëpo duhet ndonjëherë të së paku t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella. Objektiviteti është një gjë e cila të tjerët e kërkojnë nga ju. Ju poashtu jeni shumë interesant kut bëhet fjalë për organizimin e gjërave rreth jush. Doni tëjeni nëmesin e të tjerëve, me qëllim që t’i tregoni cilësite tuaja. Njëherë paraqiteni me një plan të mrrekullueshëm për t’i rregulluar gjërat, ndësa herën tjetër i dekocentruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik për ju është gati i pamundur. E urreni punën fizike, mirëpo në anën tjetër jeni shumë praktik në angazhimet tjera. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju. 
Marrëdhëniet e Ujorit me shenjat tjera 
Ujori & Dashi: Me mirëkuptim të vogël, kjo është një kombinim që premton shumë. 
Ujori & Demi: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejtë mund të kalojë nëdëshprim 
Ujori & Binjakët: Këta të dy përputhen për mrrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë. 
Ujori & Gaforrja: Emocionet në dhomën e fjetjes, mund të jenë shkaku kryesor për mbajtjen e kësaj lidhje. 
Ujori & Luani: Kjo mund të jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin. 
Ujori & Virgjëresha: Ky kombinim nuk mund të zgjatë shumë sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim. 
Ujori & Peshorja: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të don të largohet 
Ujori & Akrepi: Konfliktet ndërmjet këtyre dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundon pa filluar mirë. 
Ujori & Shigjetari: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrrekullueshëm. 
Ujori & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale. 
Ujori & Ujori: Kjo nuk ka gjasa të jetë lidhje e zjarrtë, mirëpo të dy mund të jenë të kënaqur. 
Ujori & Peshqit: Ujori do të mundohet në çdo rast të dalë nga lidhja me Peshqit. 
Karakteristikat e Ujorit: 
Elementi: Ajri 
Planeta: Urani 
Ngjyra: E kaltër 
Lulja: Orhideja 
Kafsha: Zogjët e mëdhenj 
Shteti: Rusia 
Metali: Uraniumi 
Guri i lindjes: Argjendi 

PESHQIT 

Ndonjëherë keni ndjenjë se nuk i takoni kësaj bote. Mirëpo Ku takoni nuk e dini dhe nuk do të arrini ta dini. Njerëzit që janë rreth jush zakonisht janë të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Poashtu keni intuitë të fuqishme dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumëlehtë. Kjo ndonjëherë mund të shkakton probleme. Keni mundësi dhe vullnet të punoni dhe jeni të gatshëm të sakrifiloni çdo gjë për të arritur qëllimet dhe për t’u ndihmuar të tjerëve. Keni një talent dhe sharm të mrrekullueshëm. Poashtu jeni përplot ide të mrrekullueshme dhe plane. Këto anë pozitive të tjerët nuk janë në gjendje t’i shohin sepse ju tregoheni si të pasigurtë. Jeni mikëpritës të mirë. Nuk jeni vetiak prandaj njerëzit dëshirojnë të jenë në shoqrinë tuaj. Keni parandjenja të mrekullueshme për atë që ka gjasa të ndodh. Mirëpo të tjerët në këtë nuk u besojnë sepse mendojnë se fantazoni shumë. Nuk i gjykoni të tjerët sipas asaj se çka kanë bërë, por sipas brendësisë së tyre. 
Marrëdhëniet e Peshqve me shenjat tjera 
Peshqit & Dashi: Kjo lidhje mund të mbijetojë vetëm nëse secila palë i përgjigjet nevojave të palës tjetër. 
Peshqit & Demi: Mund të mos e kuptojnë njëri tjetrin, mirëpo të dy janë të fascinuar me tjetrin. Lidhje që premton 
Peshqit & Binjakët: Ndjenjat në fillim mund të jenë shumë të mëdha dhe të zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe më të mëdha. 
Peshqit & Gaforrja: Me punën e përbashkët, këta dy mund t’i arrijnë qëllimet në jetë dhe në dashuri.
Peshqit & Luani: Të dy janë të fascinuar me dallimet e njëri tjetrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund të zgjatë lidhja e tyre. 
Peshqit & Virgjëresha: Në fillim, duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtë përfundon. 
Peshqit & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka gjasa të jenë një çift i mrrekullueshëm. 
Peshqit & Akrepi: Interesat dhe imagjinata e përbashkët mund të jetë shkak që kjoj të jetë një lidhje e mirë. 
Peshqit & Shigjetari: Që të dy kërkojnë gjëra që asnjëri nuk mund t’i mundëson. 
Peshqit & Bricjapi: Dallimet në mes të dyve, bëjnë që kjo të jetë një lidhje shumë kompatibile. 
Peshqit & Ujori: Ujori do të mundohet në çdo rast të dalë nga lidhja me Peshqit. 
Peshqit & Peshqit: Asnjëri nuk don të merret me problemet e tjetrit. Lidhje afatshkurtë. 
Karakteristikat e Peshqve: 
Elementi: Uji 
Planeta: Neptuni 
Ngjyra: Vjollce 
Lulja: Zambaku 
Kafsha: Peshku 
Shteti: Portugalia 
Metali: Platina 
Guri i Lindjes: Dijamanti


Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden